Publikohen këngët pjesëmarrëse të edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH

Përkundër situatës së krijuar me COVID-19 përgjatë këtij viti, tashmë është bërë e ditur se Festivali i Këngës në RTSH do mbahet.

Meqenëse emrat u mësuan pak javë më parë, ditën e sotme (e hënë) u lansuan edhe këngët pjesëmarrëse të këtij kompeticioni muzikor.

Në kanalin zyrtar të Radiotelevizionit Shqiptar janë publikuar të 26-të këngët pjesëmarrëse të këtij edicioni, ndërsa përfshihen artistët si: Manjola Nallbani, Era Rusi, Anxhela Peristeri, Evi Reçi, Kastro Zizo, Kamela Islamaj etj.

Këto këngë gjenden në versionin ‘audio’ dhe artistët vijnë me performanca të mahnitshme.

Më poshtë ua sjellim të gjitha këngët pjesëmarrëse të edicionit të 59-të të Festivalit të Këngës në RTSH: