Kosova e mbyll me epërsi dhe dominim pjesën e parë ndaj Moldavisë

Kosova e ka përfunduar me rezultat 1-0 pjesën e parë të ndeshjes kundër Moldavisë, në një ndeshje ku kosovarët kanë dominuar me posedim por jo edhe me shanse, pasi që moldavët kishin disa mundësi të mira për shënim

Kosova synon që të këndellët në ndeshjen e fundit të Ligës së Kombeve kundër Moldavisë, e cila është skuadra me e dobët në grup.

Kështu ishte edhe pasqyra e pjesës së parë ku Kosova e pati posedimin por nuk i pati mundësitë më të mira për të shënuar, më të mira se sa Moldavia.

Kosova për herë të parë sulmoi në minutën e 11-të me Muriqin por priti portieri moldav Namasco.

Rasti tjetër për Kosovën ishte në minutën e 17 ku një goditje e Valon Berishës u bllokua nga Platica.

Moldavia do të rrezikonte dy minuta me vonë me Nicolaescu por goditja e tij përfundoi jashtë.

Pikërisht në këtë minutë nga loja largohet mbrojtësi i Kosovës Amir Rrahmani për shkak të një lëndimi që e pësoi në fillim të ndeshjes dhe në vend të tij hyri Aliti.

Rastin më të mirë për të shënuar gol Moldavia e pati në minutën e 23-të ku goditjen e Nicolaescu e mbrojti portieri Ujkani.

Goli për Kosovën u shënuan në minutën e 31-të dhe erdhi pas një ndërhyrje në Hadërgjonajn. Nga fauli topi u devijua nga skuadra moldave por aty ishte Kastrati që pasi kontrollon topin bën një goditje të fuqishme me këmbën e djathtë duke shënuar golin e parë për Kombëtaren A të Kosovës.

Pas goli Moldavia u tregua e rrezikshme në dy raste por pa sukses derisa Zhegrova ka mundur ta dyfishoi epërsinë në minutën e 38-të por goditja e tij përfundoi jashtë.