Sveçla i reagon Veliut, i tregon prej kujt i kishte plumbat

Ish-zv.ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë Kurti, Xhelal  Sveçla nga LVV, i është kundërpërgjigjur Nënkryetarit të LDK-së dhe ministrit aktual të Punëve të Brendshme, Agim Veliu, pasi ky i fundit ka reaguar ndaj një deklarate të kandidatit të LVV për kryetar të Podujevës, i cili në prezencë të Kurtit ka ftuar që kundërshtarët të goditen me bisht sakice.

Ndaj kësaj deklarate të Bulliqit ka reaguar sot Agim Veliu duke thënë se “Bëfsh hajr Shpejtim, që i paske heq plumbat dhe e paske rrokë bishtin e sakicës”.

Reagimit të Veliut i është kundërpërgjigjur përmes një postimi në Facebook, Xhelal Sveçla.

“E more Agim. Plumbat dikur ke pas thënë se i ke pasur prej atyre me të cilët po han bashkë tash. Nuk ndalet ndryshimi dhe demokracia. PLAN-i mori fund, porsi PAN-i. E keni dëbuar Ilaz Pirevën, Fatmir Sejdiun e Vjosa Osmanin, e tash llapjanët e kanë vendosur t’ju dëbojnë juve nga pushteti i pamerituar e i korruptuar”, ka shkruar Sveçla.

Ai më tej e ka porositur Veliun se “prej të hënës, Shpejtim Bulliqin e keni kryetar komune”.