Reagon ashpër Zafir Berisha, e quan ofendim e baltosje për Kosovën që u.d e presidentes të jetë Vjosa Osmani

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Zafir Berisha ka thënë se Kosova urgjentisht duhet të shkoj në zgjedhje.

Kjo kërkesë e Berishës vie pasi që sipas tij, është ofendim për një shtet si Kosova që pozitën e presidentit ta ushtroj Vjosa Osmani.

Berisha përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se poshtërimi I shtetit duhet të ndalet.

Postimi i plotë:

A ka më ofendim për një shtet, veçanërisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike  të qytetarëve të saj,  që pozitën e presidentit ta ushtroj soji i Vjosa Osmanit!?

Kosova urgjentisht duhet të shkoj në zgjedhje nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhoranc për pozitën e presidentit, poshtërimi i shtetit duhet të ndalet, Kosova nuk e meriton baltosjen deri në këtë nivel.