Vazhdimi i mandatit të Speciales, reagon OVL-UÇK

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL e UÇK-së, Faton Klinaku ka reaguar pasi mandati i Dhomave të Specializuara dhe i Zyrës së Prokurorit të Specializuar do të vazhdojë derisa Këshilli i Bashkimit Evropian të njoftojë për përfundimin e mandatit të tyre.

Klinaku ka pohuar se kështu po veprohet pasi sipas tij, Kosova nuk ka deputetë, Avokat të Popullit dhe kryeministër.

“Qenkan mbledhur tre gjykatës të Hagës dhe po pretendojnë se përbëjnë Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese. Në emër të saj e paskan vazhduar mandatin e vet, të Dhomave të Specializuara dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar. Veç po më vjen inati që na kanë gjetë të ligë, pa deputetë, pa kryeministër, pa Avokat të Popullit e po na bëjnë çka po donë”, thuhet në reagimin e Klinakut.