Zhduket aeroplani me më shumë se 50 pasagjerë, pak pas nisjes nga Xhakarta e Indonezisë

Një aeroplan pasagjerësh me më shumë se 50 persona në bord, është zhdukur pasi u nis nga kryeqyteti indonezian, Xhakarta.

Sipas BBC, “Sriwijaya Air Boeing 737” humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak në provincën Kalimantan, deklaruan zyrtarët.

Faqja e internetit për gjurmimin e fluturimit Flightrada24.com, tha se avioni kishte humbur më shumë se 3 mijë metra në lartësi në më pak se një minutë.

Autoritetet deklaruan se përpjekjet e kërkimit dhe të shpëtimit ishin në proces.

Sriwijaya Air, një transportues lokal, tha se ishte ende duke mbledhur informacion në lidhje me fluturimin.

Aeroplani nuk është një model 737 Max, njëherësh modeli Boeing i përfshirë në dy rrëzime të mëdha në vitet e fundit.