Drinor Morina nënshkruan kontratën e parë profesionale me Feronikelin

Feronikeli është duke vazhduar të përcorcojë skuadrën për pjesën e dtyë të sezonit, derisa tani ka marrë një lojtar nga akademia e tyre.

Një tjetër talent i akademisë së FC Feronikelit, ka nënshkruar kontratën e parë profesionale me ekipën e parë të klubit.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin, Drinor Morina, i cili ka bindur kryetrajnerin Klodian Duro, për cilësitë e tij në fushë, duke fituar besimin e tij për të vazhduar me ekipin e parë.

Morina ka stërvitur me ekipën e parë qe disa jave tashmë, ai madje ka edhe një paraqitje me klubin, duke debutuar në ndeshjen e Kupës ndaj, FC Prizrenit.

Kryetrajneri Duro, po vazhdon me afrimin e talentëve të akademisë në ekipin e parë, duke ndërtuar një lidhje edhe më të fortë mes juniorëve të akademisë dhe ekipit të parë të Feronikelit.