Ndërmarrja Hidroekonomike” Ibër Lepenc”SH.A., lidhur me tenderin me titull: “Rehabilitimi, riparimi dhe mirëmbajtja e kanalit, akuadukteve dhe strukturave në hidrosistem” përmes njoftimit te publikuar me datës 21.10.2020 kishte shpërblyer me kontratë Grupin e Operatorëve Ekonomik “ALFA.i”; N.T.SH. “Dino” Sh.P.K me vlerë totale te ofertës 683.796,62 Euro.
Pas shpalljes fitues, Grupi i Operatorëve Ekonomik “ART – EDA” SH.P.K. & “LONI” SH.P.K. parashtron ankesë me datë 13.11.2020 me nr.933/20 ankesë e cila është aprovuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit me vendimin nr.933/20 të datës 15.12.2020 duke anuluar aktivitetin e prokurimit me titull: “Rehabilitimi, riparimi dhe mirëmbajtja e kanalit, akuadukteve dhe strukturave në hidrosistem”, duke e kthyer në rivlerësim për shkak te parregullsive te gjetura.
Ndërmarrja Hidroekonomike” Ibër Lepenc”SH.A., pas rivlerësimit te tenderit përmes njoftimit të datës 23.12.2020 shpërblen me kontratë Grupin e Operatorëve Ekonomik “ART – EDA” SH.P.K. & “LONI” SH.P.K. me vlerë totale te ofertës 777.999,33 Euro e që është oferta më e shtrenjtë nga të gjithë ofertuesit.
Autoriteti Kontraktues Ndërmarrja Hidroekonomike” Ibër Lepenc”SH.A., me datë 31.12.2020 lidhë kontratë me Grupin e Operatorëve Ekonomik “ART – EDA” SH.P.K. & “LONI” SH.P.K. me vlerë totale te ofertës 777.999,33 Euro./PrishtinaPress.eu/
020 Kontrata _ART EDA dhe LONI