Bleona Qereti shfaqet në të zeza, me këmishën transparente

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bleona Qereti, vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur nga fansat në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria, duke rrëmbyer vëmendjen me paraqitjet e saj.

Një gjë të tillë, Qereti e ka bërë në fotografitë e fundit të ndara me ndjekësit e saj në Instagram.

Foto: Bleona/Instagram

Ajo ka pozuar në një palë pantallona të zeza, së bashku me një këmishë të zezë transparente te pjesa e gjoksit.

“Poshtë në tokë / lart në kodra”, ka shkruar Bleona në mbishkrimin e kësaj fotografie, ndërsa ka marrë pëlqime dhe komente të shumta nga ndjekësit.

Foto: Bleona/Instagram