Kolegët e Armend Mujës publikojnë sondazhin: VV 54.1%, PDK 14.9%, LDK 10.3%

Një sondazh i fundit i realizuar nga “Riinvest” e nxjerr Lëvizjen Vetëvendosje fituese të zgjedhjeve me 54.1 për qind. Pas saj, sipas sondazhit, vije Partia Demokratike e Kosovës me 14.9 për qind.
E treta sipas këtij sondazhi është Lidhja Demokratike e Kosovës me 10.3 për qind dhe e katërta Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 6.5 për qind.
Sondazhi është bërë publik në RTV Dukagjini dhe ekipën që e ka bërë sondazhin e ka udhëhequr Armend Muja, deri në ditën që ka aderuar në Lëvizjen Vetëvendosje.
Muja është futur tani edhe në garë për deputet.
No photo description available.