ÇERKIN DUKOLLI: “Enver Hoxhaj përfaqëson një burokrat, Fatmir Limaj një nga komandantët më të suksesshëm”

Anëtari i kryesisë së Nismës, Çerkin Dukolli ka thënë se kandidati i PDK-së, Enver Hoxhaj përfaqson një burokrat, ndërsa Fatmir Limaj pëfaqëson një nga komandantët më të suksesshëm të UÇK-së.

Dukolli në një emision në T7 ka thënë se i mbetet qytetarëve të Kosovës të vendosin për këto oferta, por ka thënë se Fatmir Limaj mbahet mend për projektet e mëdha të pasluftës për shtetndërtim që mbajnë vulën e tij.

Në anën tjetër, Gazmend Bytyqi nga PDK ka thënë se e vlerëson figurën e Limajt në luftë dhe pasluftë për rolin e tij, por që Enver Hoxhaj ka marrë besimin për ta drejtuar këtë parti dhe se e ka mbështetjen e përkrahësve të PDK-së.