“Ku je”, kënga më e re nga Estto

Artisti nga Peja, Estto, ka publikuar projektin e ri muzikor.

“Ku je” mban titullin kënga më e re e tij, të cilën e ka kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale.

Tekstin dhe muzikën e ka realizuar vet këngëtari, kurse tashmë është e disponueshme në të gjitha platformat sociale.

Estto (Foto: YouTube)

Projekti flet po ashtu për një dashuri të humbur, ku është trajtuar në mënyrën më të mirë nga Estto.

Ernest Zeka (emri i vërtetë) shquhet për vokalin e veçantë dhe falë kësaj ka arritur të zë një vend edhe tek publiku.

I njëjti ndërkaq jeton dhe vepron në Pejë, ndërsa ka qenë pjesë e disa projekteve shumë të suksesshme të grupit NRG Band dhe këngëtares Çiljeta Xhilaga.