Qeriqi tregon se kush shpreson të fitojë në zgjedhje

Xhevdet Qeriqi nga Këshilli për mbrojtjen e të drejtave të veteranëve të UCK’së ka folur për T7 për zgjedhjet e reja.  Ai ka thënë se shpreson që kandidatët që duan të punojnë për vendin të fitojnë ulëse në Kuvend.

Ai foli edhe për ish-anëtarët e UCK’së të cilët janë nëpër lista.

“Ne kemi parë kandidatët të cilët garojnë në parti të ndryshme. Një pjesë i njoh mirë dhe i njoh bagazhet e tyre. Iu uroj suksese. Duhet të punojnë më shumë pasi luftëtarët po përballen me probleme si kurrë më parë”, ka thënë ai.

“Unë mendoj se duhet tu jepet hapësirë atyre që duan të punojnë për këtë vend pa marrë parasysh a janë të kësaj gjenerate apo të vjetër”

“Kam pasur takime me përfaqësues të partive politike, por kam vendosur të qëndrojë dhe të punojë në organizatën për invalidët e luftës. Këto kategori mund t;i ndihmojë brenda shoqatës jo si kandidat për deputet. Ne e dimë kontributin dhe angazhimin e madh. Padrejtësisht po mbahen ën Hagë. Mbetet të shihet si do ta shfrytëzojnë partitë si VV, PDK dhe Nisma pasi anëtarët e tyre janë atje. Nëse dinë ta shfrytëzojnë momentin ata do të rriten. Nëse jo do të bien”, shtoi ai.