Arrestohen dy persona të dyshuar për grabitje të armatosur si dhe sekuestrohet një armë zjarri

Drejtoria Rajonale e Policisë së Prishtinës ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore e operative në kuadër të implementimit të operacionit “ Dorëza” me qëllim goditjen dhe kapjen e individëve dhe grupeve kriminale që kohëve fundit kanë qenë të implikuar në kryerjen e veprave të grabitjeve të armatosura.

Kjo u bë e ditur nga policia përmes një komunikate.

“Specialist për hetimin e rasteve të grabitjeve të mbështetur edhe nga njësi tjera të specializuara konkretizuan sot punën e tyre hetimore e cila rezultoi me arrestimin e dy të dyshuarve për të cilët dyshohet me bazë të jenë përfshirë në grabitjen e armatosur më datë 20.01.2021 në rrugën “Gustav Majer” në Prishtinë, me c’rast nën kërcënimin e armës kishin grabitur një vlerë të konsiderueshme parash nga një biznes farmacie”, thuhet në komunikatë.

Arrestimi u krye në rrugën “Rrustem Statovci” në Prishtinë, përderisa policët e përfshirë në operacion pas një observimi paraprak ndaluan veturën Audi A3, me targë Kosove, me të cilën po qarkullonin të dyshuarit,

M. K, mashkull, 21 vjeç,  si dhe K. M, mashkull, 20 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, të cilët menjëherë u arrestuan nga ana e policisë.

Ndërkohë që policia ka ushtruar kontrolle të detajuar ndaj të dyshuarve dhe veturës ka arritur të gjejë dhe të sekuestroj edhe;

Një revole, model i veçantë,
Dy kapele maskë,
Një palë doreza, si dhe,
Gjësende të tjera të cilat nga hetimet e kryera nga ana e policisë dyshohet të jenë përdorur në rastet që janë hetuar.

Ndërlidhur me ndriçimin e plotë të rrethanave të rasteve që po hetohen nga ana e policisë, pas arrestimit janë kryer edhe tri operacione të bastisjes në tri lokacione të ndara, dy nga to në regjionin e Mitrovicës dhe një ne Prishtinë, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar edhe;

Një sasi substance narkotike (dyshohet të jetë e llojit Kanabis)
Një thikë,
Dy maska,
Dy shufra metalike, si dhe,
Një palë tuta sportive dhe një pallto (që dyshohet të jenë përdorur në rastet që po hetohen).

Ndaj të dyshuarve për të cilët është ngritur dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit janë të përfshirë në disa raste të grabitjeve me rekomandimin e prokurorit të shtetit është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh, përderisa po kryhen veprimet vijuese hetimore në procedim të mëtejme të rastit./Telegrafi/