Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbledhjen maratonike, e cila u mbajt një ditë më parë, nuk i ka certifikuar listat e kandidatëve të LVV-së, AAK-së e Nismës për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit. Kjo për shkak se këto parti nuk i kanë zëvendësuar emrat e kandidatëve në lista që sipas Këshillit Gjyqësor të Kosovës (GJK) kanë pasur dënime për vepra penale në tri vitet e fundit.
Edhe pse këto parti politike nuk u certifikuan nga KQZ-ja dhe reagimit e tyre kanë qenë të menjehershme gjatë të premtes mbrëma, asnjëra nga këto parti deri më tani nuk kanë dërguar ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).
Lajmin e bëri të ditur kryesuesi i sekretariatit të PZAP-s, Mulë Desku.
Sipas tij, deri më tani asnjë subjektë politikë nuk ka dorëzuar ankesë në PZAP.
“Deri më tani asnjë subjektë politikë nuk ka dorëzuar ankesë”, ka thënë shkurt Desku.