Të gjithë në mbështetje të saj, kandidatja e PDK-Vesa Broja ndjehet krenare me familjen (Foto)

Kandidatja e PDK-së nga Mitrovica për deputete në Kuvendin e Kosovës ka publikuar një foto së bashku me familjen e saj, ku ka thënë se pas çdonjërit prej nesh fshihet edukuar me durim dhe dashuri.

Ndryshe, kjo kandidate për deputete i përket familjes së madhe Broja, e cila është ndër familjet ndëmarrëse më të njohura të qytetit me sukses të jashtëzakoshëm prej disa dekadash.

Postimi i Vesa Brojës:

Pas çdonjërit prej nesh fshihet një familje që na ka gdhendur me durim dhe dashuri copëzat e karakterit tonë, na kanë ndihmuar të formësojmë dhe plotësojmë edhe zbrasëtitë që kemi ndjerë gjatë jetës. Me familjen hidhen hapat lehtë gjatë viteve, gjithmonë drejt një fluturimi me krahë më të fortë, gjithmonë drejt rrugëve të reja, gjithmonë me një qëllim në mendje dhe me shumë dashuri në zemër. Dhe unë po eci rrugës sime, krenare dhe me kokën lart, e lumtur, por shikimin e kam përherë aty, tek ju dhe tek heroi im(Kema) të cilin e kam gjithmonë me vete në çdo qelizë të trupit tim… Fjalët kurrë nuk do ishin të mjaftueshme për të shpjeguar dashurinë që shpirti ndjen për familjen sepse është suksesi dhe forca e motivit për jetën. Faleminderit gjithësecilit dhe shpresoj se do ju bëjë krenar! #Rimëkëmbje #HoxhajKryeministër #VesaBroja51